Zidane e kërkon Manen në Real

19 mars 2019 | 09:56

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është gati të bëjë ofertë për sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane, gjatë afatit kalimtar të verës, raporton “France Football”.

Zidane është adhurues i senegalezit qe një kohë të gjatë dhe kishte menduar transferimin e tij edhe para se të largohej verën e shkuar nga “Mbretërit”.

Tani me rikthim te Reali, Zidane ka kthyer vëmendjen kah 26-vjeçari, që ka shënuar 20 gola këtë sezon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jakup Krasniqi Gjithë historia e sindikalizmit tregon se lufta e…