Zidane është synim i Unitedit

15 nëntor 2021 | 14:07

Skuadra e Manchester United mund ta shkarkon Ole Gunnar Solskjaer, pasi nuk po arrin rezultatet që janë pritur në këtë edicion.

Norvegjezi nuk është duke bindur me filozofinë e tij të lojës, prandaj drejtuesit e Unitedit po mendojnë për trajnerin Zinedine Zidane. Tekniku francez preferohet shumë nga drejtuesit e “djajve të kuq” por duket se Zidane ka tjetër dëshirë.

Ish-trajneri i Real Madridit po pret një telefonatë nga Federata e Futbollit Francez për të marrë drejtimin e kombëtares franceze. Mediat franceze shkruajnë se Deschamps mund të largohet nga Franca para startimit të “Katar 2022”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pas takimit me kryeministrin Albin…