Zidane: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

25 shkurt 2020 | 17:23

Zinedine Zidane nuk ka asnjë dyshim, për të trajneri më i mirë në botë është Pep Guardiola.

Dyshja do të përballen sonte në kuadër të  1/8 në Ligën e Kampionëve.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë, e ka treguar gjithmonë. Por ndeshen Real Madridit dhe Manchester City, jo Zidane dhe Guardiola. Mund ta etiketoni si të doni këtë përballje: një klasike ose një derbi… për mua është vetë, një ndeshje e madhe”.

“E kemi parë çfarë aftësish ka treguar te Barcelona, Bayern dhe tani te Manchester City. Disa mendojnë se ka trajnerë të tjerë më të mirë, por për mua ai është më i miri”, ka thënë Zidane.

Zidane foli edhe për dëmtimin e Eden Hazardit, që i ka prishur shumë punë në këtë sezon për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

“Më vjen shumë keq për Edenin. Pres që kur të kthehet të jetë 100% i riaftësuar. E kam parë në sytë e tij që nuk është aspak i lumtur për atë që ka ndodhur, por pres që të mendojë pozitivisht”.

“Operacioni? Nuk e di se çfarë do të ndodhë, as nëse e ka mbyllur sezonin”, ka deklaruar Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas alarmit që koronavirusi është përhapur në Itali, në aeroportin…