Zidane kërkon Keanin në Real

07 prill 2019 | 10:02

Talenti i Juventusit, Moise Kean, ka përfunduar në radarin e Real Madridit dhe trajnerit të tyre, Zinedine Zidane. Kean ka shpërthyer për klubin dhe Italinë këtë muaj dhe forma e tij ka tërhequr interesin e ish-yllit të Juventusit, Zidane.

Francezi dëshiron t’i shtojë opsionet e tij sulmuese në sezonin e ardhshëm dhe dëshiron ta sjellë talentin Kean në “Santiago Bernabeu”.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi do ta testojë vendosmërinë e Juventusit me një ofertë këtë verë për sulmuesin e ri. Megjithatë, transferimi i tij do të jetë i vështirë pasi vëllai i lojtarit, Giovanni, deklaroi më parë këtë javë: “Nuk ka asnjë ekip tjetër tani përveç Juventusit”. “Juventusi është Juventus… edhe nëse Real Madridi dhe Barcelona kanë tituj (evropianë) më shumë”. Transferimi i tij do të jetë i vështirë edhe për faktin se Juventusi dëshiron ta blindojë me kontratë të re.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista zvicerane L’illustre ka lavdëruar trajnerin Bernard Challandes për punën…