Zidane konfirmon rikthimin e Hazardit

27 prill 2021 | 11:17

Zinedine Zidane e ka konfirmuar që Eden Hazard është gati për t’u rikthyer për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër ish-klubit të tij, Chelseas.

Real Madridi ka vuajtur nga lëndimet këtë sezon, dhe pritet që pos belgut, në dispozicion ta kenë edhe Toni Kroos-in.

“Nuk e shoh Edenin me dyshime. Ai dukej shumë mirë në fushë dje”, ka thënë Zidane.

“Kjo ishte shumë e rëndësishme, nuk po ndien asgjë për problemet e tij të vjetra. Tani është i mirë”. Jemi të lumtur që ai është me ne, do t’i sjellë shumë ekipit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat speciale të policisë që nga dje janë duke e…