Zidane refuzon edhe një herë PSG-në

08 qershor 2023 | 15:00

Zinedine Zidane e ka refuzuar edhe një herë tjetër Paris Saint-Germain. Trajnerit francez i është kërkuar të marrë drejtimin e klubit parisien, por ai e ka refuzuar këtë, raporton “Le Parisien”.

Klubi nga “Parku i Princave” dëshiroi që ta zëvendësonte Galtierin me Zidane, por kjo nuk u pranua nga ky i fundit. Zidane shkroi historinë me Real Madridin, por që nga largimi nuk ka marrë drejtimin e ndonjë skuadre tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Agron Llakaj ka humbur sot njeriun e shtrenjtë. Aktori…