Zjarr i madh në Fushë Kosovë

24 gusht 2021 | 23:58

Para pak minutash një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të lagjes “Dardania”, në Fushë Kosovë.

Qytetarë të shumtë janë shprehur të shqetësuar lidhur me këtë.

Por, Zjarrëfikësit e vendit thonë se nuk është shqetësuese pasi aty po digjet bari i cili është në pronësi të KEK-ut.

“Aty po digjet bari i cili është tek dheu që e ka qit KEK-u, ka bari të thatë. Na ishim atje tash e kemi dërgu një njësitë më të vogël, pasi fillimisht shkuam me të gjitha kapacitetet duke u bazu në paralajmërime. Edhe neve na shqetësuan por po vërehet natën më shumë. Njësia është duke u mundu me shujt zjarrin. Cdo verë ndodhë, pronë e KEK-ut është”, ka thënë Murat Haliti nga Zjarrëfikësit e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikania e vjetër, që ishte pjesë e pushtetit jugosllav në…