Zjarr i madh prapa Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

29 shtator 2018 | 18:03

Një zjarr i madh ka përfshire një pjesë të hapësirës s gjelbëruar prapa Stacionit të Autobusëve në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë.

Në adresë të “KALLXO.com” kanë arritur disa fotografi nga një qytetar , ku shihet duke u djegur bari dhe pemët në pjesën e përfshirë nga zjarri.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr, derisa zjarri shihet se përhapet me shpejtësi.

Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë Zjarrëfikësit dhe Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Kosova është…