Zjarr në një hotel në Moskë, vdesin 8 persona

29 korrik 2022 | 11:52

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në një zjarr në një hotel në jug të Moskës.

Zjarri ka përfshirë tre dhoma dhe një korridor në një sipërfaqe totale prej 150 metrash katrorë,  tha një burim në shërbimet e urgjencës për TASS.

Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Situatave Emergjente konfirmoi se tetë persona humbën jetën nga zjarri, duke shtuar se informacioni për zjarrin, i cili shpërtheu në katin e parë të ndërtesës në jug të kryeqytetit rus, u mor në orën 23:58.

Një burim në shërbimet e emergjencës tha se 200 persona janë evakuuar nga ndërtesa.

Gjithashtu mësohet se viktimat kanë qenë migrantë.

Shtetësia e tyre është duke u verifikuar.

Një grup ekspertësh kanë mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e tragjedisë.

Ndërsa komiteti Hetimor Rus ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sheshin “Skënderbej” në Tiramë është duke u mbajtur koncert…