Zjarr në Pisa të Italisë, evakuohen 700 banorë

25 shtator 2018 | 19:29

Një zjarr i madh pyjor, i cili shpërtheu në Provincën Italiane të Pisës, ka detyruar rreth 700 banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarri shpërtheu në Monte Serra rreth orës 22:00 të hënën mbrëma dhe tashmë ka shkatërruar mbi 600 hektarë pyje.

Presidenti i rajonit Toscana Enrico Rossi, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajon.

Zjarrfikësit kanë bërë çmos për ta fikur zjarrin, por erërat e forta kanë pamundësuar diçka të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është duke zhvilluar vizitë…