Zjarret e detyrojnë Greqinë ta bëjë “evakuimin më të madh në histori”

25 korrik 2023 | 09:05

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen nga qytete dhe fshatra anembanë Greqisë pasi zjarret janë duke shkatërruar vendin.

Zjarrfikësit janë duke u përballur me 82 vatra të egra zjarri gjithandej, duke shtyrë në “evakuimin më të madh” në histori të vendit, raporton “Independent”.

Zjarret më të egra kanë goditur ishullin e Rodosit, ku ka ndodhur evakuimi i 19 mijë vetave nga disa lokacione, ku zjarri po djeg çdo gjë për ditën e gjashtë me radhë.

Policia lokale ka thënë se 16 mijë veta janë evakuuar përmes tokës, ndërkaq 3 000 përmes detit nga 12 fshatra dhe disa hotele.

Gjashtë veta janë trajtuar shkurt nëpër spitale për shkak të problemeve me frymëmarrje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisorja e njohur Iliriana Arifi është zgjedhur udhëheqëse e Shtëpisë…