Zjarrfiksat paralajmërojnë protesta

20 janar 2021 | 16:10

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës i ka drejtuar një letër kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit, ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Agim Veliu si dhe ministres së Financave në detyrë, Hykmete Bajramit.

Përmes letrës së drejtuar Hotit, ata thanë se “janë neglizhuar kërkesat e tyre nga Qeveria e Kosovës dhe se i kanë afat kësaj të fundit deri më 25 janar të diskutojnë për kërkesat e tyre, përndryshe pas kësaj date do të ketë protesta nga këta të fundit”.

“Ne Sindikata e zjarrfikësve vite me radhë kemi identifikuar problemet dhe shkeljet qe ju behën kësaj kategorie te punësuarave dhe ju kemi drejtuar për t’i zgjedhur problemet dhe për tu ndërprere shkeljet dhe diskriminimet, për të sigurua kushte për punë, për te ruajtur shëndetin e zjarrfikësve, por asnjëherë nuk i dhatë prioritet dhe rendësi shërbimit e zjarrfikësve te Kosovës, te quajtur “Heronj”, thuhet pos tjerash në letrën e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, drejtuar qeverisjes  Hotit.

Letra e plotë:

Të nderuar kabinet qeveritar

Të nderuar përfaqësues të institucioneve, vite me radhë ju kemi drejtua dhe kemi kërkuar nga ju që të rregullohet çështja e pa zgjedhur e Zjarrfikësve, por e neglizhuat dhe heshtet në mënyrë të pajustifikueshme vite me radhë nga secila Qeveri.

Ne Sindikata e zjarrfikësve vite më radhë kemi identifikuar problemet dhe shkeljet qe ju behën kësaj kategorie te punësuarave dhe ju kemi drejtuar për ti zgjedhur problemet dhe për tu ndërprere shkeljet dhe diskriminimet, për të sigurua kushte për punë, për te ruajtur shëndetin e zjarrfikësve, por asnjëherë nuk i dhatë prioritet dhe rendësi shërbimit e zjarrfikësve te Kosovës, te quajtur “Heronj”.

Sindikata e zjarrfikësve është e indinjuar me diskriminimin, anashkalimin dhe përbuzjen qe ju bahet shpëtimtarëve te Kosovës, keni keqpërdor angazhimin, gatishmërinë, sakrificën përkushtimin për te shërbye qytetarëve të vendit, asnjëherë nuk i’u interesoi pozita e zjarrfikësve, problemet me të cilat  ballafaqohen zjarrfikësit, heshtet pa asnjë arsye te vetme, zjarrfikësit gjithnjë ne nivel te obligimeve dhe qe kanë sipas misionit te shenjt shpëtimin e jetës se njeriut dhe te mirave materiale, duke i pas parasysh interesat e vendit pa kursyer asgjë nga vetja, as shëndetin e duke rrezikuar edhe vetveten për të mirën e shtetit.

Sot zjarrfikësit edhe një  here u zhgënjyen nga Qeveria, me nderjen e mjeteve për punëtoret e arsimit, mjete shtese ne pagë, veprim selektiv dhe diskriminues i pa pranueshëm, zjarrfikësit janë te përjashtuar nga pakoja emergjente, zjarrfikësit ballafaqohen me një mori probleme, pa kushte themelore për punë, pa status te zgjedhur,  zjarrfikësve nuk ju kompensohen as obligimet ligjore te cilat janë obligim i punëdhënësit sipas kontratës se punës, siç janë ndërrimet e natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit, zjarrfikësit nuk kane përkujdesje institucionale, ne vend qe zjarrfikësit të shpërblehen për angazhimet e tyre ne situata te rrezikshme  dhe mjaft sfiduese, sot edhe një here institucionet e vendit dëshpëruan dhe vazhduan diskriminimin ndaj zjarrfikësve te Kosovës.

Zjarrfikësit e Kosovës nuk do te tolerojnë një diskriminim të paskrupullt dhe të pa pranueshëm, prandaj kërkojmë nga Kryeministri në detyrë dhe ministritë përkatëse që urgjentisht te analizojnë kërkesat e drejta të zjarrfikësve të cilat i kemi parashtrua dhe kemi kërkua plotësimin e tyre vite me radhe nga secila Qeveri dhe edhe Qeveria Hoti, por nuk u interesuan që zjarrfikësve tu zgjedhën problemet e akumuluara me dekada.

Apelojmë që urgjentisht të na pranoni në takim ku do të diskutonim për kërkesat e zjarrfikësve dhe të analizoni gjëndjen e krijuar dhe të veproni drejt sipas obligimeve ligjore që keni dhe parimit të drejtësisë dhe barazisë dhe jo vendime selektive dhe diskriminuese, përndryshe nëse nuk pranojmë përgjigjeje deri me dt. 25.01.2021 zjarrfikësit do te ndërmarrin veprime Sindikale dhe do te organizojnë protestë para Qeverisë se Kosovës, Zjarrfikësit e kanë humbur durimin dhe shpresën për te realizuar te drejtat qe ju takojnë me ligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person…