Zjarri mbyt 45 vjeçarin në Skenderaj

17 gusht 2018 | 22:06

Një zjarr që kishte kapluar një shtëpi në lagjen Rrecaj në Llaushë të Skenderajt ka qenë fatal për një 45 vjeçar.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, menjëherë pas incidentit.

“I tronditur nga ngjarja e pasdites së sotme në Lagjen “Rrecaj” të Llaushës së Skenderajt, ku një bashkëqytetar i yni, rreth 45 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që ka djegur një pjesë të shtëpisë së të ndjerit. Humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe për qytetarët e Skenderajt. I shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes për djalin e tyre! Paqtë ndjesë shpirti i tij!”, ka shkruar Bekim Jashari në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjashtë vjeçare u lëndua nga një plumb qorr. Gjendja…