ZKA-ja nuk jep asnjë rekomandim për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave

26 qershor 2019 | 15:04

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) e Republikës së Kosovës ka publikuar Raportin e Auditimit për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave (ARH) për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018.

Në këtë raport janë përmbledhë çështjet kryesore që dalin nga auditimi i pasqyrave financiare vjetore të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2018, i cili përfshin opinionin e Auditorit të përgjithshëm për pasqyrat financiare vjetore.

Nga ky raport shihet se për ARH-në nuk është potencuar asnjë e gjetur apo rekomandim, në asnjërën nga fushat e audituara, gjë e cila dëshmon se menaxhimi dhe shfrytëzimi i parasë publike nga ARH është bërë në mënyrë profesionale, efikase dhe në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Raportin e autitimit të ZKA-së për ARH-në mund ta lexoni në këtë link: http://www.zka-rks.org/wp-content/uploads/2019/05/Raporti-i-Auditimit-ARRH-shq-1.pdf.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani është prezantuar sot si lojtar…