Zollneri largohet nga Prishtina

04 tetor 2018 | 16:23

KB Prishtina dhe trajneri Matthias Zollner kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit.

“Pas analizave të mirëfillta të bëra nga kryesia e klubit në bashkëpunim me Zollner, janë pajtuar që në mënyrë të dyanshme të përfundojnë marrëveshjen dhe nga sot gjermani të mos jetë më në krye të ekipit tonë”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.

Trajneri gjerman me skuadrën kryeqytetase arriti të fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll, kurse KB Prishtina e ka falënderuar Zollnerin për punën profesionale dhe angazhimin e madh që ka thënë për klubin “bardhekaltër”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorik Cana duket se nuk heq dot dorë nga Marseille.…