Zona 1 e Prishtinës, deri 400% më shtrenjtë tatimin në pronë

28 janar 2023 | 20:47

Fatura e këtij viti për pagesën e tatimit në pronë, qytetarëve të Prishtinës iu erdhi me shifra të papritura.

Rritja shkoi deri në 400%, por sipas Komunës jo të gjithë banorëve do të iu faturohet njëjtë. Qendra e kryeqytetit dhe lagjet përreth do të paguajnë dyfishin, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Shtrenjtë por jo sa Qendra do ta paguajnë edhe banorët e lagjes “Kodra e Trimave”. Rritja e çmimit, sipas Komunës, është bërë pasi që është rritur vlera e pronave në disa pjesë në kryeqytet.

Qytetarët për ketë po ankohen pasi që nuk do të mund ta paguajnë dhe po kërkojnë që të pezullohet ky vendim për shkak të rritjes së inflacionit në ketë kohë.

Banorët e Zonës 1 dhe 2 kanë rritje më të madhe të tatimit në pronë sesa ata të zonës tre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferizaj ka mposhtur Vllazninë, në ndeshjen e xhiros së fundit…