Zonja e parë e Ukrainës: Lufta ka plagë fizike, por edhe mendore

24 maj 2022 | 08:30

Olena Zelensky ka thënë se lufta në vendin e saj do të mbetet me ukrainasit për vite – dhe do të ketë një ndikim të dukshëm në shëndetin e tyre mendor.

Duke iu drejtuar një asambleje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë me video, Zonja e Parë e Ukrainës foli për përpjekjet që po bëhen për të trajtuar ndikimin psikologjik të luftës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky, e cila ishte fshehur në një vend të pazbuluar për siguri pas fillimit të pushtimit rus, u kthye në publik kohët e fundit kur mori pjesë në funeralin e presidentit të parë të Ukrainës, Leonid Kravchuk, në Kiev së bashku me bashkëshortin e saj, presidentin, Volodymyr Zelensky.

Që atëherë të dy u shfaqën në një intervistë të përbashkët televizive gjatë së cilës Zelensky foli për ndarjen prej tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, thotë…