Zotohem se do t’i mbroj interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar

01 korrik 2022 | 08:30

Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë pas përsëritjes së zgjedhjeve në një shkollë në Tërnovc të Bujanocit për herë të pestë.

Menjëherë pasi u kuptua për rezultatin, Kamberi tha se, përkundër politikës dhe veprimeve penguese të pushtetit serb, shqiptarët nuk mbeten pa deputet në Parlamentin e Serbisë.

Ai tha se kjo falë vullnetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës e përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale.

“Përgjegjësitë janë të mëdha. Problemet janë të shumta. Konteksti është i vështirë, por me punë dhe unitet do t’ia dalim. Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve. Zotohem se do t’i mbroj interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar. Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro perëndimore për paqe të qëndrueshme në rajon”, deklaroi Kamberi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditët e verës, të gjithë ju që keni makinë,…