Zotohet Zelensky: Do t’i mbrojmë qytetarët në regjionet e pushtuara

28 shtator 2022 | 17:42

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina do të mbrojë qytetarët në regjionet e pushtuara ruse në kohën kur Moska është gati t’i aneksojë.

“Do të reagojmë për të mbrojtur qytetarët tanë në Kherson dhe Zaporizhzhia, Donbas, Kharkiv dhe Krimea”, thotë ai në videon e postuar në Telegram.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime se aneksimi i katër territoreve mund të çojë në përkeqësimin e saj, gjersa Moska ka kërcënuar me përdorimin e armëve më të ashpra letale nëse preken këto zona në të ardhmen.

Ukraina nuk do të ketë mundësi të negociojë me Rusinë pas referendumeve të ashtuquajtura, tha Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën, shkruan BBC.

Ai tha se “nuk ka asgjë për çka të bisedohet” me presidentin rus, transmeton Klankosova.tv.

“Para syve të gjithë botës, Rusia po organizon referendume të vetshpallura në territorin e pushtuar të Ukrainës. Njerëzit atje janë detyruar të plotësojnë letrat për pamje televizive nën përcjelljen e rojeve të armatosur. Dihet sigurt që rezultatet e këtyre referendumeve veç janë bërë gati më herët”, tha Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
29.09.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…