Zotohet Zelensky: S’do të lëmë asnjë gjurmë ruse në Ukrainë

31 mars 2023 | 08:39

Në një videomesazh të enjten mbrëma, duke shënuar 400 ditë nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, presidenti Zelensky vlerësoi forcat e armatosura të vendit të tij për luftën e tyre.

“Heroizmi i ukrainasve do të mbetet i paharrueshëm në të gjithë botën”, theksoi ai.

“Ne nuk do të lëmë asnjë gjurmë të Rusisë në tokat tona dhe nuk do ta lëmë armikun të mbetet pa u ndëshkuar”, u zotua ai.

“Le të bëjmë gjithçka që të vijë dita më shpejt që të mund t’ju falënderoj, të dashur ukrainas, për fitoren tonë”, tha presidenti Zelensky në mesazhin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria serbe së shpejti do të ketë një njësi të…