ZPS-ja dorëzon listën me 40 dëshmitarët e parë në rastin Thaçi dhe të tjerët

22 nëntor 11:11

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka dorëzuar listën e përkohshme të 40 dëshmitarëve të parë të saj në rastin ndaj Hashim  Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Në bazë të urdhrave, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) paraqet një listë të përkohshme të 40 dëshmitarëve të parë që do të thirren në gjyq dhe si të rëndësishme për këta dëshmitarë, deklaratat që synon të kërkojë të pranojë në përputhje me Rregullën 154”, është thënë në shkresën e ZPS-së.

Po ashtu është thënë se duke marrë parasysh natyrën e përkohshme të kësaj liste dhe fazën e procedurës, lista mbetet në shqyrtim dhe mund të nevojiten rregullime si për dëshmitarët ashtu edhe për deklaratat.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS-ja ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

Të gjitha këto akuza janë mohuar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shpërndarë një fotografi…