Zuckerberg humb 7.2 miliardë dollarë

28 qershor 2020 | 16:12

Themeluesi i “Facebook”  Mark Zuckerberg ka humbur  7.2 miliardë dollarë pasi disa kompani hoqën reklamat nga rrjeti i “Facebook Inc”. Aksionet e kompanisë së mediave sociale ranë me 8.3% të premten e 26 qershorit, pasi “Unilever”, një nga reklamuesit më të mëdhenj në botë, iu bashkua markave të tjera.

“Unilever” tha se do të ndalonte shpenzimin e parave në rrjetin social “Facebook” këtë vit.

Rënia e çmimit të aksionit hoqi 56 miliardë dollarë nga vlera e tregut të “Facebook” dhe shtyu vlerën neto të Zuckerberg në 82.3 miliardë dollarë, sipas Indeksit të “Bloomberg Billionaires”./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arsenalit është kualifikuar në gjysmëfinale të Fa Cup,…