Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

28 qershor 2020 | 16:11

Skuadra e Arsenalit është kualifikuar në gjysmëfinale të Fa Cup, pasi sot e mposhti Sheffield United (2-1).

Në minutën e 25-të, Nicolas Pepe e kaloi në epërsi Arsenalin me golin e shënuar nga penalltia.

Sheffieldi nuk u dorëzua dhe e barazoi rezultatin tre minuta para fundit të ndeshjes nëpërmjet David McGoldrick, por mesfushori Daniel Ceballos në minutat shtesë shënoi dhe ia siguroi fitoren dhe kualifikimin Arsenalit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do t’i vendosë kufizime fuqisë punëtore nga Ballkani, pasi…