Zuzana Caputova betohet si presidente e Sllovakisë

15 qershor 2019 | 21:16

Zuzana Caputova është presidentja e re e Sllovakisë. Ajo bëri inaugurimin sot në ceremoni solemne.

Caputova bëhet presidentja e pestë e Sllovakisë që pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në dy shtete në 1993. Presidentja 45-vjeçare ka pak eksperiencë politike por i tërhoqi votuesit të cilët shprehen të lodhur nga korrupsioni dhe politika aktuale. Ajo do të ketë një rol më tepër ceremonial, raporton “VOA”.

Me profesion juriste, Caputova u bë e njohur për betejën e suksesshme që zhvilloi kundër një landfilli me mbetje toksike në qytetin e saj, Pezinok. Për këtë punë ajo u nderua në 2016 me çmimin prestigjioz “Goldman” që vlerëson punën për kauza ambientaliste.

Presidentja Zuzana Caputova është e divorcuar dhe ka dy fëmijë. Ajo është shprehur pro të drejtave të homoseksualëve dhe është kundër përpjekjeve për të kufizuar të drejtën e abortit, prirje që e bëjnë një politikane shumë liberale në një vend katolik si Sllovakia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
152 anëtarë të rinj i janë të moshave e profesioneve…