
Zverevi tërhiqet nga US Open
23 gusht 2022
| 16:40
Tenisti gjerman Alexander Zverev, numri dy në botë për meshkuj, ka konfirmuar mungesën e tij në grand slam e US Open, që nis më 29 gusht në Nju-Jork.
Ai u dëmtua gjatë gjysmëfinales së Roland Garros, ku doli nga fusha me paterica. Edhe pse gjermani u operua dhe nisi gradualisht stërvitjen, ai ende nuk është gati të luajë. Madje ende nuk ka një datë të saktë se kur Zverevi do të rikthehet të luajë, duke rrezikuar ta humbasë pozicionin në renditje.
Lajmin e mungesës së tenistit gjerman e konfirmuan edhe organizatorët e US Open, që nuk e kanë përfshirë Zverevin në listën e tenistëve pjesëmarrës. “Nuk jam ende gati dhe nuk dua ta rrezikoj karrierën time me një rikthim të parakohshëm”, ka thënë Zverevi.