Fillon takimi i Escobarit me Osmanin
23 gusht 2022
| 16:39
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar sapo ka arritur në presidencë. Aty, ai është është pritur nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani.
Bashkë me Escobarin në takimin me presidenten është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Diplomati amerikan vjen në Kosovë pas takimit pa rezultat konkret në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Escobari sonte në darkë do t’i takojë edhe krerët e opozitës në rezidencën e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.



