Zvicra nga 2 maji heq të gjitha kufizimet e hyrjes

22 prill 2022 | 08:16

Udhëtarët nga jashtë vendit së shpejti do të mund të hyjnë në Zvicër ose të aplikojnë sërish për vizë, sipas kushteve të zakonshme, që kanë vlerë para pandemisë.

Më 2 maj do të hiqen edhe kufizimet e fundit të hyrjes, të vendosura dy vjet më parë për shkak të koronavirusit.

Kështu, sipas një njoftimi në “Twitter” bërë në mbrëmjen e së enjtes (sot) nga sekretariati shtetëror për Migracionin (SEM), duke filluar nga e hëna, më 2 maj, do të zbatohen sërish kriteret normale për udhëtime në Zvicër, shkruan srf.ch.

Megjithatë, një numër vendesh jashtë zonës Shengen dhe Evropës janë ende të listuara si vende me rrezik nga SEM.

Jo të gjithë të huajt që duan të vijnë nga këto vende për të qëndruar deri në tre muaj në Zvicër pa leje, mund ta bëjnë këtë për momentin, përcjell albinfo.ch. Kjo vlen, për shembull, për turistët dhe njerëzit që kërkojnë një punë.

Do të ketë edhe më tutje kufizime për lëshimin e vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Letonisë, Egils Levits, sot vjen për vizitë zyrtare…