Zvicra paralajmëron rregulla strikte, masa të reja kundër Covidit

28 tetor 2020 | 08:24

Zvicra gjatë javëve të fundit po regjistron shifra më të larta 14-ditore të infeksioneve për 100 000 banorë sesa shumica e vende fqinje. Kjo është arsyeja pse rregulloret e karantinës tani duhet të përshtaten, shkruan blick.ch.

Për të mërkurën, Këshilli Federal ka paralajmëruar se, veç të tjerash, do të ndryshojë edhe rregullat për qasjen e Zvicrës ndaj vendeve me rrezik, transmeton albinfo.ch.

Sipas kësaj, vetëm shtetet ose zonat në të cilat numrat ditorë të infeksioneve për 100 000 banorë në 14 ditët e fundit i tejkalojnë ata të Zvicrës për 60 më shumë, duhet të futen në listë.

Deri më tani rregulli ka qenë që një vend futet në listën e rrezikut të Koronës nëse numëron 60 ose më shumë infeksione të reja për 100 000 banorë brenda 14 ditësh.

Kushdo që kthehet në Zvicër nga një vend i tillë aktualisht duhet të vendoset në karantinë për dhjetë ditë. Sigurisht, ekzistojnë përjashtime për zonat kufitare.

Ndërkaq, tani Zvicra e ka tejkaluar këtë vlerë prej 60 tashmë një muaj. Kjo e bën të diskutueshme rregulloren për vendet e huaja. Vetë ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, e ka konsideruar të pakënaqshme situatën aktuale.

Me rregulloren e re, një numër vendesh të BE do të hiqeshin nga lista e rreziqeve. Për shembull Franca dhe Britania e Madhe, të cilat kanë një vlerë më të ulët të incidencës sesa Zvicra. Por, kohëzgjatja e karantinës për të kthyerit nga vendet me rrezik nuk do të ndryshojë. Ajo vazhdon të zgjasë dhjetë ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atë Roger Matassoli u gjet i vdekur në shtëpinë e…