Zvicra rrit moshën e daljes në pension për gratë

27 shtator 2022 | 00:34

Përmes një referendumi dhe me një diferencë të ngushtë prej 50.06 për qind, zviceranët votuan pro rritjes së moshës së pensionit për gratë, nga 64 në 65 vjeç.

Reforma e parë e pensioneve në 25 vjet synon të stabilizojë fondin e pensionit për disa nga vitet e ardhshme.

Të majtët, sindikatat dhe shoqatat e grave e kishin refuzuar rritjen. Sipas tyre, së pari duhej garantuar që gratë të fitonin po aq sa burrat.

Barbara Gysi, këshilltare kombëtare e Partisë Socialdemokrate, deklaroi në një fjalim televiziv se, rezultati i referendumit është një humbje për ato gra që punojnë shumë, kanë një pagë të ulët dhe nuk mund të vendosin vetë kur të tërhiqen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Sekret i Ukrainës ka njoftuar se ushtari rus i…