Zyba operohet me sukses

29 korrik 2021 | 12:44

FC Prishtina ka njoftuar se mesfushori Qëndrim Zyba është operuar me sukses. Zyba ishte lënduar në ndeshjen ndaj Ferencvaroshit në Ligën e Kampionëve, raporton “Epoka e re”.

Në njoftimin e klubit kampion të Kosovës nuk është specifikuar se kur do të rikthehet futbollisti Zyba.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Qendrim Zyba, mesfushori jonë i talentuar është operuar me sukses

Operim ky i cili vjen pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Ferencvaroshit në Champions League, operimi u realizua nga Dr.Qerim Kida në Spitalin “Royal Medical” të cilët i falenderojmë jashtëzakonisht shumë për kujdesin ndaj Qendrimit dhe secilit futbollist të F.C.Prishtina.

Rikthim të shpejtë, Kampion ???!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pjesën e dytë të Forumit për bashkëpunim në Ballkanin…