Zyberaj: Kosova mund të bëhet më e mirë vetëm përmes zhvillimit ekonomik

23 janar 2021 | 00:16

Jetlir Zyberaj, kandidat për deputet nga radhët AKR-së ka thënë se Kosova mund të bëhet edhe me e mirë vetëm përmes zhvillimit ekonomik.

Këto komente Zyberaj i bëri gjatë vizitës në qyteti e Gjilanit dhe Kamenicës së bashku me kreun e AKR-së, Behxhet Pacolli.

“Kosova mund të bëhet më e mirë vetëm përmes zhvillimit ekonomik, dhe jo populizmit dhe qeverisjes abuzive. AKR dhe LDK do të ofrojnë vizionin modern për këto qytete dhe për tërë Kosovën”, ka shkruar Zyberaj në profilin e vet në “Facebook”.

Zyberaj është i renditur i 44-ti në listën e koalicionit LDK-AKR, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

May be an image of 8 njerëz, people sitting dhe people standing

 

May be an image of 4 njerëz dhe people standing

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe people standing

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halil Selimi FERRI I GJALLË   Burgu i Dubravës. 22…