Zyra e Prokurorit të Specializuar: Disa dëshmitarë kanë kërkuar masa mbrojtëse

14 shtator 2021 | 16:15

Në konferencën e sotme për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, janë duke u diskutuar katër pika: nxjerrja e materialeve provuese, hetimet e Zyrës së Prokurorisë Speciale, hetimet e mbrojtjes dhe çështja e paraburgimit.

Nga Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS) është thënë që deri më tani janë evidentuar disa dëshmitarë dhe kanë paraqitur masat mbrojtëse.

Deri më 27 shtator kur ZPS-ja ka afat të paraqesë dokumentet dhe materialet e siguruara, Prokuroria deklaroi se kanë në dispozicion edhe disa pako të tjera me materiale që do të nxirren.

“Që nga konferenca e fundit janë nxjerr 24 pako, dhe disa të tjera janë duke u bërë gati deri më 27 shtator, lidhur me çështjet e përcaktuara, është bërë përparim i dukshëm. 2 nga dëshmitarët ndërkombëtarë janë miratuar dhe bërë të dukshëm. Kërkesat për masa mbrojtëse janë bërë, materiali në fjalë do të nxjerrët. Pesë dëshmitarë janë bërë të ditur. Presim që raportet të merren brenda datës 27 shtator”, është thënë nga prokuroria.

Në këtë seancë është folur edhe për çështjen e dokumenteve dhe ndarjen në nënkategorizime, duke u thënë se ZPS-ja ka parashtruar pse nënkategorizimi është i justifikuar.

“Siç u përmend nga mbrojtja, materialet kanë qenë në përdorim prej 9 muajsh. Shënimet siç janë përmendur nga mbrojtja, s’janë abstrakte. Ato kanë pohime dhe përmbledhje për të dhënë më shumë hollësi. Janë 100 materiale, nënkategorizimi që bëhet kërkon shumë burime dhe në momentin që ndodhemi, nuk është diçka që mund të bëhet pa burimet pasuese. U përmend që është vërtetë alternativë, ose kjo ose ajo, lista e dëshmitarëve përbën një prioritet më të lart. Jemi të qëndrimit që çfarëdo lloj hapash mund të ndërmarrim nga to që na takojnë. Falënderojmë mbrojtjen e z.Krasniqi, nënvizimet që i kanë bërë kanë qenë shumë të nevojshme”, është thënë nga prokuroria.

Nga mbrojtja e të akuzuarve është thënë se prokuroria është vonuar me pakot dhe së fundmi kanë nxjerrë më shumë pako, për të cilat kërkojnë sqarime të hollësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës është ende e interesuar për mbrojtësin e…