Zyrtare: Ahmet Kandemir emërohet trajner i KB Prishtina

06 janar 2023 | 15:09

Trajneri i njohur turk, Ahmet Kandemir është rikthyer në Klubin e Basketbollit “Prishtina” me ambicie të reja dhe energji të freskëta.

Lajmin për rikthimin e tij në kryeqytet e ka bërë me dije “KB Prishtina”.

“Nën drejtimin e tij kemi fituar njërin nga trofetë më të rëndësishëm në historinë e klubit, Kupën e Kosovës në Prizren në vitin 2013. Kandemir ka drejtuar klubet e njohura turke: Beşiktaş JK, Pınar Karşıyaka, Mersin BB, Antalya BB”, ka njoftuar “KB Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha,…