Zyrtare: Cikalleshi te Goztepe

30 gusht 2018 | 14:37

Sokol Cikalleshi do të jetë pjesë e Superligës turke edhe për sezonin e ri, pasi edicionin e kaluar u rrëzua me skuadrën e Osmanlisporit.

Sulmuesi ka firmosur për skuadrën e Goztepes, ku do të jetë në huazim për një sezon. Ky ishte vendimi i skuadrës së Osmanlisporit, që nuk donte ta shiste sulmuesin shqiptar, por vetëm ta huazonin në elitë për këtë sezon.

Cikalleshi shënoi 8 gola në 29 ndeshje sezonin e kaluar, ndërsa te Goztepe kanë shpresa të mëdha për kavajasin, për të qenë një pikë referimi në sulmin e tyre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë qytetarët, respektivisht të…