Zyrtare: Gjukanoviqi fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

16 prill 2018 | 00:10

Lideri veteran, Millo Gjukanoviq ka fituar 53.8 të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën më Mal të Zi, ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi).

Sipas kësaj qendre nuk do të ketë raund të ri të zgjedhjeve pasi fitues tanimë është Gjukanoviq.

Biznismeni, Mlladen Bojaniq, i mbështetur nga partitë opozitare, duke përfshirë edhe disa grupe pro-ruse ka fituar 34.1 përqind, ka njoftuar CeMi.

Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do të vazhdojë rrugën Perëndimore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Ziza Pajaziti, reperi Ligirt Uka dhe këngëtarja Linda Morina,…