Zyrtare: Halili te Llapi

10 gusht 2020 | 18:00

Skuadra e Llapit ka prezantuar mbrojtësin ferizajas, Gentrit Halili. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e skuadrës nga Podujeva.

Halili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën që drejtohet nga trajneri Tahir Batatina.

“KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje trevjeçare me qendërmbrojtësin 18 vjeçar, Gentrit Halili. Ai është reprezentues i Kosovës U19 dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ferizajt. Halili është bashkuar sot me skuadrën dhe do vijoj të jetë pjesë e klubit në 3 vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Llapi.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka dhënë lajmin…