Zyrtare: Jashari te Ballkani

14 janar 2019 | 17:05

Mbrojtësi Dardan Jashari u largua ditë më parë nga skuadra e Llapit, kurse tash ka vendosur për skuadrën e tij të re.

Mbrojtësi më përvojë ka pranuar ofertën e skuadrës së Ballkanit, kurse ka premtuar se do të jap maksimumin për të arritur objektivat e klubit.

“Kam arritur marrëveshje që stinorin pranveror të jem pjesë e klubit të Ballkanit nga Theranda. Falënderoj kryesinë, trajnerët dhe bashkëlojtarët për mikpritjen. Premtoj se do jap maksimumin tim për këtë klub që të kemi suksese bashkërisht”, ka thënë Jashari.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditët e sotme me rritjen e kompanive teknologjike është…