Zyrtare/ Jeta e Elon Musk do të bëhet film

13 nëntor 2023 | 11:58

Me siguri ajo që ju mungonte ishte një film për jetën e Elon Musk. Filmi do të realizohet nga kompania e pavarur amerikane e prodhimit A24, ndërsa regjia do të jetë nga Darren Aronofsky, transmeton Variety.

Darren Aronofsky, ndër të tjera, ka drejtuar filmat “Black Swan”, “Requiem for a Dream” dhe të fundit “The Whale”.

Skenari do të bazohet në biografinë zyrtare të Elon Musk, e cila u shkrua nga Isaac Walter dhe u publikua shtatorin e kaluar. Variety raporton se kishte shumë konkurrencë nga studiot dhe krijuesit e filmave për të marrë përsipër projektin, por A24 përfundimisht ishte fituesi.

Musk fillimisht u bë i njohur me themelimin e SpaceX, një kompani private amerikane e teknologjisë dhe shërbimeve të transportit hapësinor, në vitin 2002. Ai ishte gjithashtu një investitor në prodhuesin amerikan të automjeteve Tesla dhe u bë CEO i saj, duke qëndruar në atë pozicion deri në vitin 2018.

Së fundmi, Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë, duke e riemërtuar atë X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha dyqanet One Stop Shop që operojnë nën ombrellën…