Zyrtare: Kalvin Phillips, lojtari më i ri i Manchester City

04 korrik 2022 | 11:38

Kalvin Phillips është lojtari më i ri i Man City.

Phillips i bashkohet Manchester Cityt me marrëveshje të përhershme nga Leeds United për 42 milionë funte plus shtesa.

Lajmin e ka bërë me dije Man City me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”.

Ai do të jetë lojtar i kampionit aktual të Premier Ligës për gjashtë vitet e ardhshme.

Interesim për të kanë pasur edhe disa ekipe, por lojtari ka kërkuar të luajë nën urdhëratë e Pep Guardiolas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta. Në këtë…