Zyrtare: Karrica, lojtar i Dinamo Zagrebit 

22 janar 2019 | 14:28

Futbollisti Bernard Karrica edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kroate Dinamo Zagreb. KF Gjakova ka njoftuar se futbollisti i tyre është transferuar në futbollin kroat.

Fotografia e Kf Gjakova

“Futbollisti yni dhe i Kombëtares kuqezi (U19), Bernard Karrica është anëtar i klubit të madh kroat Dinamo nga Zagrebi. Ne si kryesi e klubit i urojmë suksese dhe besojmë se shumë shpejtë, Karrica do të prek majat e futbollit evropian”, thuhet në njoftimin e KF Gjakova.

Fotografia e Kf Gjakova

Për skuadrën e famshme kroat luajnë edhe dy shqiptarët Arjan Ademi dhe Amir Rrahmani.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë problem për Rafael Nadal në çerekfinale të “Australian Open”,…