Zyrtare: Lazio njofton për largimin e Elseid Hysajt
Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, nuk do të jetë më pjesë e Lazios.
Kështu ka bërë me dije klubi romak, përmes një komunikate, të cilët vendosen të mos ia zgjasin kontratën 32vjeçarit.
Për largimin e tij, ka shkruar edhe vet Hysaj.
“Pas pesë vitesh në këtë fanellë, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Kanë qenë vite intensive, plot emocione, disa momente të bukura dhe të tjera më të vështira, por unë gjithmonë dhashë gjithçka, me profesionalizëm dhe respekt, deri në ditën e fundit. Dua të falënderoj shokët e mi të ekipit, një grup të vërtetë djemsh të jashtëzakonshëm me të cilët ndava kaq shumë në fushë dhe jashtë saj. Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë tifozët e Lacios. Ngrohtësia, pasioni dhe mbështetja juaj kanë qenë të jashtëzakonshme dhe do të qëndrojnë me mua përgjithmonë. Roma do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Unë dhe familja ime do të jemi gjithmonë mirënjohës. Ju uroj më të mirën. Ju e meritoni dhe shpresoj që Lacio të kthehet aty ku e meriton të jetë. Faleminderit për gjithçka, forca Lacio gjithmonë”, ka shkruar ai Hysaj.
Mbrojtësi “Kuqezi”, ishte bashkuar me Lazion në vitin 2021 nga Napoli ku ka zhvilluar 131 ndeshje.
Gjatë qëndrimit të tij, ai ka arritur t’i shënojë veç dy gola.



