Zyrtare: Man United nënshkruan me portierin Jack Butland

06 janar 2023 | 13:38

Jack Butland do të mbrojë ngjyrat e Manchester United.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një njoftimi për media.

Butland ka kaluar në “Old Trafford” në formë huazimi nga Crystal Palace.

“Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Jack Butland i është bashkuar klubit në formë huazimi nga Crystal Palace deri në fund të sezonit 2022/23. Portieri 29-vjeçar ka luajtur 87 ndeshje në Premier League dhe ka luajtur nëntë ndeshje nga Anglia. Butland tha: ‘Ky është një klub i mrekullueshëm dhe që tani jam krenar që e përfaqësoj. Mezi pres të punoj me një grup portierësh të pabesueshëm, duke mbështetur njëri-tjetrin çdo ditë për të krijuar mjedisin më të mirë të stërvitjes dhe lojës për ekipin’”, ka njoftuar Man United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së…