Zyrtare: Ralf Rangnick, trajner i Manchester United-it

29 nëntor 2021 | 13:57

Manchester United është bërë me trajner të ri.

“Djajtë e Kuq” në fakt e kanë zyrtarizuar para pak minutash gjermanin Ralf Rangnick, i cili do të jetë trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

United dhe Rangnick ndërkohë kanë arritur marrëveshje që pas përfundimit të këtij sezoni, ta vazhdojnë bashkëpunimin dhe ai ta mbulojë rolin e këshilltarit për dy vjet të tjerë.

Rangnick do ta pasojë Ole Gunnar Solskjaerin e shkarkuar javë më parë, i cili më pas u zëvendësua nga trajneri i përkohshëm, MIchael Carrick.

“Ralf është njëri prej trajnerët më të respektuar dhe më inovatorë të futbollit evropian. Ai ishte kandidati ynë kryesor për trajner të përkohshëm, duke e reflektuar lidershipin e pashoq dhe shkathtësitë teknike, i cili i ka përçuar për më shumë se katër dekada eksperiencë në menaxhim dhe si trajner. Të gjithë në klub mezi presin të punojnë me të gjatë këtij sezoni, dhe më pas në dy vitet pasuese në rolin e këshilltarit”, ka thënë drejtori i United-it, John Murtough.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Love Island i Lucie Donlan ka treguar trupin…