Zyrtare: Rashica në Norwich City

22 qershor 2021 | 17:26

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica është transferuar edhe zyrtarisht në skuadrën e Norwich City. Lajmin për transferimin e Rashicës e ka bërë publik vet klubi anglez.

Norwich City u rikthyer në Premier Ligë kurse me Rashicën ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, që do ta mbajë në klub deri më 2025.

24-vjeçari i bashkohet Norwich Cityt pas tri sezoneve e gjysmë në Bundesliga te Werder Bremen, ku ka bërë 100 paraqitje dhe ka shënuar 27 gola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio,…