Zyrtare: Turku te Ballkani

28 qershor 2019 | 14:16

Skuadra e Ballkanit ka vazhduar serinë e përforcimeve. Pas Durim Gashit, Arbër Hoxhës dhe Kushtrim Gashit, Edmond Turku është transferi i katërt i skuadrës nga Suhareka në ketë afat kalimtar.

“Mirë se vjen Edmon Turku”, thuhet në njoftimin e Ballkanit në “Facebook”. Turku ka luajtur në shumë skuadra, kurse edicionin e fundit ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës.

Skuadra e Ballkanit në edicionin e ri futbollistik do të drejtohet nga trajneri Ismet Munishi.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri nëpërmjet një deklarate për…