Zyrtare / Vaksina e parë kundër Covidit i jepet kësaj 90 vjeçeje

08 dhjetor 2020 | 08:44

Një grua 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën e Pfizer/BioNTech për Covid-19, duke shënuar fillimin e programit të vaksinimit masiv në Mbretëri të Bashkuar.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Margaret Keenan nga Enniskillen tha se ndihej “aq e privilegjuar” për ta marrë vaksinën në Spitalin Universitar, Coventry.

Siç bëhet e ditur më tej, Qendrat në Mbretërinë e Bashkuar do t’i vaksinojnë fillimisht ata mbi 80 vjeç dhe disa personel shëndetësor.

Ndryshe, njerëzit e parë në Mbretërinë e Bashkuar do të marrin një vaksinë për koronavirus në atë që është quajtur “Dita e V”, pasi fillon një program i vaksinimit masiv.

Programi synon të mbrojë më të prekshmit dhe të kthejë jetën në normalitet.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë tha se tani ka “dritë në fund të tunelit”.

“… një moment kyç në luftën tonë kundër kësaj sëmundje të tmerrshme”, ka thënë ai.

Ndërsa kryeministri Boris Johnson tha: “Sot shënojmë një hap të madh përpara në luftën e Mbretërisë së Bashkuar kundër coronavirusit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për kohën sa ai ishte…