Zyrtarët e lartë të PDK-së vizitojnë kryetarin e nëndegës së PDK-së në Gorizia të Italisë pas aksidentit

28 tetor 2023 | 19:43

Zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj të shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së për Itali, Patriot Krasniqi me bashkëpunëtorë, kanë viziruar familjen e Sahit Berishës i cili kishte pësuar aksident në vendin e tij të punës.

Për këtë vizitë ka njoftuar deputeti i PDK-së, njëherit shefi për Diasporë i PDK-së, Elmi Reçica.

Njoftimi i plotë i Reçicës:

Së bashku me kolegët, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj dhe Blerta Deliu të shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së për Itali, Patriot Krasniqi me bashkëpunëtorë, vizitën e punës e filluam në familjen e nderuar të Sahit Berishës, aktivistit të dalluar kombëtar, aktualisht kryetar i nëndegës së PDK-së për Gorizia, për t’i dëshiruar shërim sa më të shpejtë e të plotë, pas një aksidenti të pësuar në vendin e punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik,…