Zyrtarët e PDK-së bëjnë homazhe në Koshare

09 prill 2023 | 14:34

Sekretari i PDK-së, Bajrush Xhemajli i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë së Partisë, Fehmi Mujota e Zenun Pajaziti dhe deputetë nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, Hisen Berisha, Isak Shabani etj, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare ku i nderuan të rënët në 24-vjetorin e betejës së Koshares.

Më 9 prill 1999, në Koshare u zhvillua njëra ndër betejat më të përgjakshmet dhe më heroike e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë betejë u vranë 114 ushtar të UÇK-së, ndër ta edhe Agim Ramadani, Salih Çekaj, Xhemajl Fetahu, Abaz Thaçi e shumë ushtar e komandant të zot të UÇK-së.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë kishte shënuar jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i kishte hapur rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e diel) do të zhvillohet ndeshja e dytë e…