Zyrtarëve të lartë publikë u mundësohet mësimi i gjuhës frënge

13 prill 2021 | 13:08

Zyrtarëve të lartë publikë do t’u mundësohet mësimi i gjuhës frënge, kjo falë  nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit që Ambasada e Francës në Kosovë dhe Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Protokolli i marrëveshjes për kurse të gjuhës frënge të nivelit fillestar të zyrtarëve të Kosovës do t’ju ndihmojë atyre edhe në njohjen e kulturës franceze në përgjithësi.

Me këtë raste, drejtori i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sabri Kiçmari, ka thënë se Franca mbetet vendi mik për qytetarët e Kosovës.

Madje, ai e ka vlerësuar se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë diplomatët për të mësuar gjuhën frënge dhe për të ndjekur trajnime.

“Është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe Francën nënshkrimi i marrëveshjes lidhur me kurset e gjuhës frënge për zyrtarë të Kosovës”.

“Franca ka qenë dhe mbetet një vend i dashur dhe vend mik për qytetarët e Kosovës. Përmes aktit të sotëm te bashkëpunimit ne po hapim një mundësi të mirë për të gjithë diplomatët për të mësuar gjuhën frënge dhe për të ndjekur trajnime”, ka thënë Kiçmari.

Ndërsa ambasadorja e Francës në Prishtinës, Marie-Christine Butel, ka thënë se këto trajnime do të forcojnë administratën publike në Kosovë.

“Këta zyrtarë të lartë kosovarë do të mund të vazhdojnë të mësojnë gjuhën frënge në nivel më të lartë falë kësaj marrëveshje”.

“…këto aktivitete si tërësi do të kontribuojnë të përparojnë frankofoninë në Kosovë. Në të njëjtën kohë këto trajnime do të mund të përforcojnë administratën publike në Kosovë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka kërkuar nga…