Zyrtari britanik, Brnabiqit: Të kërkohet një zgjidhje kompromisi me Kosovën

14 mars 2019 | 18:15

Drejtori i përgjithshëm për çështje politike të Zyrës së jashtme britanike, Richard Moore, ka thënë të enjten në Beograd në një takim me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, se është e nevojshme të vazhdohet me përpjekjet për të arritur një zgjidhje kompromisi me Kosovën.

Ndërsa kryeministrja Brnabiq, ka thënë se taksa ndaj mallrave serbe, formimi i ushtrisë së Kosovës dhe miratimi i një platforme për dialogun tregon se Prishtina “nuk mendon për dialogun dhe refuzon çdo mundësi për të kërkuar një zgjidhje kompromisi”.

Ajo ka thënë se sjellja e Prishtinës ka ndikuar “negativisht në jetën e të gjithë qytetarëve në Kosovë, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre, por edhe në stabilitetin e të gjithë rajonit”.

Brnabiqi ka shfaqur shpresën se do të vijë deri te “një presion adekuat” nga bashkësia ndërkombëtare që do të çonte në heqjen e taksës dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut.

Gjatë qëndrimit në Beograd, Moore është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili i ka thënë zyrtarit britanik se dialogu në Bruksel nuk mund të vazhdojë pa heqjen e takës. /KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi lider në Media Ligë, “Epoka e re”, pas barazimit…